Vllaznia po kalon momente shumë të mira dhe kryeson me meritë renditjen e kampionatit gjashtë javë para ndeshjeve të “Final 4”. Kuptohet që atmosfera në Shkodër duket shumë entuziaste dhe të gjithë mezi e presin titullin kampion të kuqebluve sepse ka 25 vjet që i mungon kësaj skuadre.
Ndërkohë një ditë para ndeshjes me Partizanin, kryebashkiaku Beci bëri publik faktin që kishte propozuar një shpërblim prej 150 milionë lekësh të vjetra shpërblim për ekipin nëse Vllaznia do të shpallej kampion i Shqipërisë këtë sezon.
Një gjest i tillë duket se është mirëpritur nga vetë presidenti i klubit shkodran Alban Xhaferi i cili përmes një postimi të shpërdarë sot në rrjetet sociale shkruan:
“Këto janë momentet që e bëjnë Vllazninë të madhe. Kjo skuadër po tregon çdo ditë se çfarë do të thotë përkushtim, karakter dhe dashuri për fanellën. Faleminderit djemve, stafit dhe tifozëve që janë gjithmonë pranë nesh.
Çdo mbështetje për ekipin, përfshirë edhe iniciativa si shpërblimet nga institucionet shtetërore apo private, është e mirëpritur dhe merr vlerë kur shkon në funksion të këtij objektivi dhe qytetit tonë.
Ne vazhdojmë të fokusuar, me të njëjtin seriozitet dhe përkushtim. Rruga vazhdon…”


