Rikthimi i futbollit në vend është tema më e disktuar në Shqipëri. Kampionati është ndalur për më shumë se një muaj dhe deri më tani nuk ka ende një vendim final për rikthim.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit ka folur për situatën ndërsa ka theksuar se është në pritje të një vendimi nga qeveria. Fillimisht është ndalur te mbledhja e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv:

“Në mbledhjen që është bërë është konkluduar që data e fundit për verdiketet të jetë data 3 gusht. Ne i kemi bërë Qeverisë një kërkesë që ne këto momente të luajmë pa tifozë. Për të arritur në ato standarte nuk po bëjmë shpikje, por kërkojmë ato gjëra që është bërë në të gjithë botën.

Ne shpresojmë që duke lehtësuar disa sektarore të përfshihet edhe futbolli. Futbolli nuk është si profesionet e tjera si lokaket që fillon puna direkt, sporti është pak më ndryshe pasi do kohën e vetë. Duhet patjetër që lojtarët të dalin në fushë e të stërviten e për këtë arsye i kemi bërë kërkesë Qeverisë që skuadra të zbresin në fushë”.

Fondi i akorduar për të ndihmuar futbollin ka qenë një temë mjaft e diskutuar në vendin tonë. Por, edhe kësaj Shulku i ka dhënë përgjigje duke u shprehur: “Deri në mometin që flasim nuk ka asnjë fond të akorduar. Në mbledhjen e fundit kemi marrë një pyetësor për të sqaruar shpenzimet që kemi pasur nga kjo pandemi.

500 mijë dollarë që është folur nuk është e vërtetë. Është një fond për shpenzimet e Federatës dhe shpërndahet dy herë në vit e ka qenë për t’u dhënë në muajin korrik, por është dhënë pak më shpejt. Do të ketë një ndihmë në vazhdim, por edhe mos të ketë ndihmë,

FSHF-ja është marrë një vendim për të ndihmuar të gjitha Kategoritë, trajnerat e të gjitha niveleve dhe futbollistet femra dhe është një shumë 400 milionë lekë të vjetra. Për muajin e parë e gjitha administrata i kemi ndarë shpërblimet në 3 fasha të ndryshme”, ka thënë për Ora News.

Në fund është ndalur te Kombëtarja ku ka zbuluar se kuqezinjtë do të kthehen në fushë sapo të jepet “OK”-ja për t’u luajtur futboll.

“Me rikthimin e futbollit do të kthehet edhe Kombëtarja në fushën e lojës”, ka përfunduar ai./newsport/