Kategoria Superiore është ndalur për shkak të pandemisë së covid-19. Prej më shumë se një muajsh lojtarët po stërviten në kushte shtëpie dhe të gjithë janë në pritje të vendimit të Qeverisë shqiptare për të dhënë dritën jeshile. Në një lidhje me “Ora News”, ka folur trajneri I Laçit, Armando Cungu. Numri një i pankinës kurbinase u shpreh:

Situata e lojtarëve? “Nuk do shumë mend për të thënë që ka vështirës financiare. Nëse kanë probleme bizneset e mëdha atëherë futbolli nuk diskutohet. Është e vështirë për ata president që paguajnë pasi për ne është më ndryshe. Reduktimi I pagave?

Presidenca ka qenë në kontaktë me lojtarët për të reduktuar pagat dhe presidenti I Laçit është nga më korrektët në Superligë dhe jam I bindur që do të ketë një marrëveshje. Pjesa më e madhe e lojtarët ka rënë dakord dhe të dyja palët janë të kënaqura.

Në media ka dal shumë herë që klubet shqiptare kanë hasur probleme financiare. Jo të gjithë lojtarët paguhen njësoj pasi ka edhe nga ata lojtarë të rinj që paguhen pak lekë dhe kjo është shumë e vështirë për këta djem. Shpresojmë që të gjendet një zgjidhje edhe këta lojtarë të paguhen”.

Stërvitja? “Është shumë e vështirë si për lojtarët, por edhe për mua si trajner. Në fillim ishim me shpresa se për 2-3 do të niste stërvitja, por shkojë shumë e gjatë kjo periudhë. Me këtë modën e re online është shumë e vështirë për të parë procesin stërvitor”.

Laçi në Europë? “Ajo që mund të them është se ne duhet të jemi gati për të gjitha mundësitë. Kampionati mund të fillojë dhe ne duhet të jemi gati që të jemi në fund në Europë. Deri në momentin që është ndalur kampionati çdo skuadër ka marrë atë që merituar.

Kushtet nuk janë të barabarta për lojtarët dhe mes ekipeve, por kjo nuk është për faj të dikujt. Besoj se me atë shikoj lojtarët e Laçit kanë bërë një punë mjaft të mirë”, u shpreh Cungu./newsport/