Kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci duket se e ka marre shume seriozisht edhe mbeshtetjen e sportit. Pas takimit te zhvilluar me presidentin e Federates Shqiptare te Futbollit, z. Armand Duka gjate muajit dhjetor, diten e djeshme eshte takuar edhe me ate te volejbollit.

Ka qene vete Federata e ketij sporti e cila permes faqes se saj zyrtare ka shpjeguar diçka me shume ne lidhje me kete takim, por edhe per premtimin e kryebashkiakut per mbeshtetje te sportit..

“Presidenti FSHV z.Erlind Pëllumbi i shoqëruar nga Sekretari Përgjithshëm z.Ervis Dosti zhvilloj një takim me Kryetarin e Bashkisë Shkodër z. Benet Beci.

Presidenti FSHV e falenderoj Kryetarin për mbështetjen që i jep sportit në qytetin e Shkodrës dhe i kërkoi përparësi që një nga objektivat e tij të jenë transformimi dhe krijimi i terreneve sportive, pasi Shkodra është një nga qytetet më dashamirëse e sportit, në veçanti atij të volejbollit ku ka një rol të rëndësishëm në historinë e tij.

Z. Beci shprehu angazhimin e tij, duke vazhduar të mbështes fuqishëm sportin në qytetin e Shkodrës”.