Sigurimi i objektivit per te qendruar ne kategorine e pare serish, i ka gezuar te gjithe ne Malesine e Madhe. Skudra e tyre- Veleçiku ia doli vetem ne ndeshjen play-out megjithate pjestaret e saj kane festuar jo pak.

Nje gje e tille ka gezuar edhe kryebashkiakun e Koplikut, njekohesisht edhe presidentin e Veleçikut, Tonin Marinajn. Ne nje prononcim per sportekspres.com ai se në fazën e dytë të kampionatit të ri, në Koplik përfundon ndërtimi i një impianti të ri.

“Së pari më takon ta uroj edhe zyrtarisht skuadrën që arriti mbijetesën në Kategorinë e Parë. Javën e kaluar ne u njohëm me vendimin e FSHF-së sa i përket terrenit të fushës në stadiumin tonë. Nuk kemi qëndruar indiferentë, sepse kemi marrë pronësinë e një trualli të ri për të ndërtuar një impiant modern që ti shërbejë jo vetëm skuadrës së parë, por gjithë brezave në bashkinë tonë”.

“Në fazën e dytë të kampionatit të ri ne e mbyllim projektin e ndërtimit të impiantit, sepse qytetarët tanë janë shumë të interesuar që ta kemi këtë stadium. Gjatë kësaj periudhe skuadra do të organizohet më fuqishëm për sezonin e ri, ku stafi teknik ka menduar edhe merkato. Ne si Bashki do ta mbështesim skuadrën për më shumë sukses”.

Kohe fushate ne fakt megjithate Marinaj ka treguar se e mbeshtet fuqimisht Veleçikun dhe kete e tregon edhe fondi prej 120 milionesh qe miratoi per vitin 2019, fond ky me i madhi ne gjithe historine e kesaj skuadre.