Kukësi do vizitojë Shkodrën për tu ndeshur me Vllazninë në javën e 15-të të kampionati. Raund që përkon edhe me ndeshjen e fundit të këtij viti në Superligë.

Kuksianët e drejtuar nga trajneri italian Longo kanë pasur një ecuri shumë pozitive gjatë këtih sezoni. Ku me 27 pikë janë në vendin e dytë të renditjes.

Kjo duke qenë vetëm 3 pikë pas Tiranës që kryeson me 30 pikë. Përballja e fundit rezervon pikërisht Vllazninë e trajnerit tjetër të huaj, Brdariç. Një takim që parashikohet të jetë goxha i fortë dhe spektakolar duke parë edhe stilin sulmues të dy skuadrave.

Kukësi rikthehet sërish brenda një jave në “Loro Boriçi”. Ose më saktë të themi se kthehen në stadiumin e tyre të preferuar këtë sezon dhe fatsjellës. Kjo pasi si duelin me Tiranën ashtu edhe me Partizanin që Kukësi i ka zhvilluar si pritës në Shkodër, i ka fituar me rezultatin identik 2-1 të dy sfidat. Pra një impiant fatsjellës ky për kuksianët.

Një rekord ky i këtij sezoni për Kukësin që gëzon 100 % të fitoreve në “Loro Boriçi”. Tashmë ata shpresojnë sërish që Shkodra t’iu sjellë sërish fat edhe kësaj rradhe kundër Vllaznisë vendase. Në rolin e udhëtuesit kësaj rradhe kuksianët do përpiqen për një rezultat si në takimet paraardhëse, kjo edhe për ti bërë një mbyllje sa më të mirë edhe vitit.

Endri ÇINARI