Kryetari i Bashkise Shkoder Bardh Spahia duket se do t’i qendroje shume prane sportit. Mbeshtetja e tij mendohet te jete maksimale dhe ne rradhe te pare kete po e ben edhe me menyren si po i trajton ekipet me te mira sportive te klubit Vllaznia duke i pritur ne zyren e tij.

Keshtu ka vepruar edhe diten e sotme teksa ka pritur volejbollistet e reja te Vllaznise te cilat ne sezonin e fundit u shpallen kampione te Shqiperise dhe fituan kupen “Rinia”. Bashke me ta ka qene edhe presidenti i shoqates Florian Zekja si dhe trajneret Ferdinand Bardeli, e Dorian Tafa.

Me nje postim te bere ne faqen e tij, kryetari Spahia ka garantuar mbeshtetjen maksimale edhe ne te ardhmen sepse i konsideron sportistet ambasadoret me te mire te Shkodres brenda dhe jashte vendit.

Ja çfare shkruan kryebashkiaku i Shkodres:

“Me vajzat e ekipit të volejbollit të Vllaznia U- 20, të shpallur kampione kombëtare si dhe fituese të kupës “Rinia”. Vajzat kampione dhe stafi drejtues e teknik, ashtu si çdo sportist, do të kenë mbështetjen time të vazhdueshme.

Ekipet e sportit, janë ambasadorët më të mirë të Shkodrës brenda e jashtë vendit, duke përcjellë emrin e Vllaznisë e Shkodrës anëmbanë me krenari”./SHKODRA-SPORT.COM/