Kampionati italian mund të rifillojë stërvitjen pas datës 4 maj.

Pak minuta më parë Kryeministri I Italisë Guispepe Conte është shprehur se këto aktivitete do të lejohen, por duke respektuar të gjithë protkollet e dhënën nga Ministria e Shëndetësisë.

Lojtarët duhet të jenë dy metra larg njërit-tjetërit dhe ndeshjet do të luhen me dyer të mbylla.

Padyshim një lajm I madh për futbollin dhe tifozët në Itali pasi pas më shumë se një muaj lojtarët do të zbresin sërish në fushë.

“Klubet e Serie A mund të kthehen në stërvitje pas datës 4 maj me seanca individuale pas dyerve të mbyllura, por duke respetuar distancat”, u shpreh ndër të tjera Conte./newsport/