Java e pare e “Abissnet Superiore” ka ulur siparin e saj pasditen e sotme dhe tashme ajo i ka lene vendin javes se dyte e cila do te startoje te premten me ndeshjen Dinamo- Laçi.

Por padyshim qe vemendja me e madhe dhe jo vetem e tifozeve shkodrane, eshte e perqendruar tek sfida Vllaznia- Teuta e cila do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Sektori i Garave prane Federates Shqiptare te Futbollit ka vendosur qe kjo ndeshje te luhet diten e shtune ne oren 19.45 ne impiantin modern te Shkodres.

Kuptohet qe ky eshte nje takim shume i rendesishem sepse do te perballen me njeri- tjetrin dy ekipet me te mira te sezonit te kaluar, kampionia dhe nenkampionia e vendit.

Por jo vetem kaq. Vllaznia e Teuta konsiderohen pretendente edhe ne sezonin e ri dhe e kane nisur sezonin me fitore javen e pare dhe do te tentojne te marrin edhe te dyten te shtunen./SHKODRA-SPORT.COM/