Kategoria Superiore e futbollit do të zhvillojë sot dy ndeshje për javën e 14-të, te cilat ne fakt priten me shume interes sepse kane nje rendesi te madhe per kampionatin.
Në fushë do të zbresin katër skuadra, teksa ndeshjet do të marrin start në 18:00 me prozhektorë. Kryesuesit e Vllaznisë udhëtojnë në transfertën e Elbasanit, aty ku i pret Kukësi.
Teuta pretendente për titull do të ketë një ndeshje delikate në shtëpi, duke gjetur përballë një skuadër agresive si Bylis. Të dyja duelet pritet të vendosin shumë për ecurinë e skuadrave, ndërsa do të zhvillohen në temperatura të ulëta.
Sot – 18:00 – Kategoria Superiore
Kukësi – Vllaznia
Teuta – Bylis