Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te udheheqe e vetme renditjen edhe pas javes se tete te kampionatit.

Mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj Partizanit ne ndeshjen e luajtur ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Kamez.

Vetem ne pjesen e pare vajzat shkodrane kane hasur njefare rezistence te futbollisteve te kuqe dhe per rrjedhoje, ne kete pjese ato kane shenuar vetem nje gol, ate me autore Albina Rrahmanin ne minuten e 27-te.

Ne pjesen e dyte nderkohe do te ishte nje tjeter histori sepse futbollistet kuqeblu do te shenonin edhe kater gola te tjere, me autore Ilaria Zarken, Megi Doçin me 11-metersh si dhe nga Vanesa Levenas e Esmeralda Franja.

Perfundimisht 5-0 per Vllaznine qe eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe kryeson e vetme renditjen pas javes se tete te kampionatit, duke ecur e sigurte drejt titullit te tete kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/