Pas Vllaznia U19, nje tjeter ekip shkodran i kesaj grupmoshe e sheh veten ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Behet fjale per KF Shkodra e cila ka arritur nje fitore dramatike ne ndeshjen e sotme ndaj Dinamos.

Ka qene goli i mesfushorit Gerti Suka ne minuten e 90-te qe i ka dhene fitoren 2-1 ekipit te tij dhe njekohesisht edhe kualifikimin per me tej.

Gjithçka ka ndodhur ne nje ndeshje qe i ka patur brenda te gjitha. Ne pjesen e pare ka qene Albi Shpuza qe ka kaluar ne avantazh KF Shkodren.

Por shtate minuta me vone, Dinamo U19 ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga Kullolli dhe pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Ne te dyten, u duk se pavaresisht rasteve te krijuara, nuk do te kishte gola te tjere dhe ndeshja do te shkonte drejt gjuajtjes se 11-metershave per te percaktuar edhe ekipin fitues.

Por nuk ka ndodhur keshtu sepse goli i Sukajt ne limitet e ndeshjes ka mbyllur çdo gje ne favorin e KF Shkodra qe fitoi 2-1 dhe tashme e sheh veten ne mes tete ekipeve qe do te vazhdojne me tej rrugetimin e tij per fitimin e ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/