Fitorja e Vllaznise sot ne Vlore ndaj Flamurtarit ka qene shume e rendesishme por ne fakt nuk ka qene e lehte per t’u arritur. Ndonese kundershtari kishte mbetur me 10 lojtare qe nga minuta e 44-te, goli i avantazhit po vononte te dilte ne drite per ekipin shkodran.

Do te duhej te vinte minuta e 72-te qe gjithçka te zhbllokohej. Ka qene nje skeme e interpretuar ne nje goditje denimi dhe Gurishta ka pasuar ne hyrje te zones tek Krymi qe ka goditur tokazi drejt portes.

Topi mesa duket eshte prekur ne trajektoren e tij edhe nga Shtubina dhe ka perfunduar ne rrjete. Ky i fundit ka nxituar te vrapoje drejt pankines se tij dhe ka festuar si i çmendur.

“Supersport” nderkohe ia ka autoresuar golin Krymit ngaqe topi nuk ka pesuar ndonje devijim te madh drejt rrjetes. Krejt ndryshe mendon FSHF e cila ne faqen e saj e cileson si autor Shtubinen.

Te njejten gje ka menduar ne fakt vete Shtubina i cili ka publikuar ne faqen e tij ne rrjetet sociale kete gol duke e shoqeruar me dy emoji ku ka vene nje pale veshe dhe nje pale sy. Kjo si per te thene se goli i takon atij.

Ne fakt kjo nuk eshte shume e rendesishme. Me shume se gjithçka tjeter vlen perfundimi i atij topi ne rrjete, qe i hapi rrugen fitores se Vllaznise ne kete takim jo pak te veshtire.
www.shkodrasport.com