Tërbuni ka mbyllur një sezon deri diku të suksesshëm megjithatë në fund nuk ia dolën të arrijnë objektivin, ngjitjen në kategorinë e parë dhe tashmë drejtuesit e tij kanë filluar të bëjnë planet për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ri.

Gjëja e parë që kanë bërë ka qenë rikonfirmimi i trajnerit Sinan Bardhi edhe për vazhdimin. Vendimi i dytë që është marrë ka qenë ai i “transferimit” të skuadrës nga Shkodra drejt kryeqytetit. Një vendim që mund të ketë ndikimin e vet tek shumica e lojtarëve të këtij ekipi në fakt.

E kemi fjalën për futbollistët shkodranë. Ato kanë përbërë shumicën e skuadrës në sezonin që sapo u mbyll ngaqë ekipi u ndërtuar duke i patur ato në bazë ngaqë edhe stërvitjet u zhvilluan në Shkodër dhe ky vendim u mor që pas ardhjes së kryebashkiakut Rrok Dodaj në krye të klubit të Tërbunit.

Por mesa duket drejtuesit nuk kanë mbetur shumë të kënaqur nga kjo gjë dhe për sezonin e ri pritet ta rikthejnë skuadrën sërish për t’u stërvitur në Tiranë. Kjo do të thotë që edhe shumica e lojtarëve tashmë nuk do jenë nga Shkodra, por nga kryeqyteti.

Një vendim i tillë ka gëzuar deri diku janë gëzuar skuadrat e tjera të Qarkut të Shkodrës dhe jo vetëm sepse këto lojtarë të cilët mund të largohen nga Tërbuni, pritet t’i bashkohen ekipeve të Besëlidhjes, Veleçikut, Basanias, Murlanit etj./www.shkodrasport.com/