Probleme pa fund per Vllaznine ne pragndeshjen me Egnatian. Sikurse te mos mjaftonte ndryshimi i trajnerit qe dashje pa dashje ka ndikimin e vet, skuadra ne kete takim do te kete edhe shume mungesa te rendesishme.

Mbi te gjitha eshte numri i madh i tyre, plot 6 ose thene ndryshe me teper se gjysma e formacionit. Lojtareve te cilet i kemi permendur si mungesa per te shtunen, i eshte shtuar mesa duket edhe Fallou Diagne.

Mbrojtesi senegalez dje ka qene i pranishem ne stervitjen e kuqebluve por nuk ka marre pjese ne te. Ai ka ndjere disa shqetesime muskulare dhe si rrjedhoje, mjeket i kane rekomanduar pushim.

Ende nuk eshte e qarte sesa dite do t’i duhet te qendroje keshtu, por stafi teknik eshte duke i bere planet pa kete futbollist per sfiden e rradhes ndaj Egnatias.

Bashke me Diagne shkon ne 6 numri i futbollisteve qe nuk do te jene te gatshem per kete sfide bashke me Gurishten, Jonuzin, Latifin, Da Silven, te gjithe keta te demtuar si dhe me Aralicen e pezulluar me kartona./SHKODRA-SPORT.COM/