Vllaznia ne atletike per meshkuj shpallet edhe fituese e Kupes se Shqiperise per vitin 2023, ne garat e te rriturve. Ky eshte verdikti i garave te zhvilluara diten e sotme ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”. Nderkohe per femra, eshte ekipi i Tiranes qe eshte shpallur fitues.

Ndonese ne kushte atmosferike jo te mira, atletet pjesmarres jane munduar te bejne me te miren e tyre dhe nuk kane munguar rezultatet pozitive. Sa i takon atleteve shkodrane, spikat si zakonisht Franko Burraj qe ka zene vendet e para ne garat e 200 dhe 400 metrave.

Po ashtu, Leandro Çardaku ka zene vendin e pare ne 100 metra, Muhamet Çangeli ne kercim se gjati, ndersa ne trehapesh vlen per t’u permendur rezultati shume i mire qe ka arritur sportisti Kolindo Kiri qe ka kercyer 15.28 metra.

Ne garat e femrave sakaq ka spikatur e zakonshmja Luiza Gega. Jo me kot, ajo ka marre edhe kupen e sportistes me te mire te aktivitetit, ndersa per meshkujt kete kupe e ka merituar atleti i Vllaznise Franko Burraj./SHKODRA-SPORT.COM/