Ndaj Egnatias te premten e kaluar shenoi golin e 3000 ne historine e kampionateve per Vllaznine, por per fat te keq Ardit Krymi nuk iu gezua aq sa duhet ketij goli sepse ndeshja u mbyll ne barazim 1-1.
Vete lojtari ne nje prononcim te dhene per “Panorama Sport” eshte shprehur i kenaqur per shenimin e ketij goli historik por e ka pranuar zhgenjimin nga ai rezultat.
“Ishte nje gol i veçante. Une shenoj rralle, por qelloi qe ishte edhe per mall. Kishte kohe qe thuhej se ishte ndeshja ime e 200-te, por ne fakt ishte e 230-ta, por kjo nuk ka rendesi shume. Goli me kenaqi pa mase pasi ishte historik, por nje keqardhje e madhe qe nuk e fituam kete ndeshjen ndaj Egnatias.
Ky ishte pengu im me i madh pas kesaj ndeshje. Ne shperdorojme jashtezakonisht shume. Nuk duhet qe sulmuesit te humbasin kaq shume raste sepse kur nuk shenon pastaj e peson. Une dua t’u kerkoj te gjite shokeve te ekipit te jene me serioz ne punen qe bejme. Duhet te jemi serioz ne çdo takim.
Te merkuren do te luajme per kupe ne Vlore ndaj Flamurtarit dhe kuptohet qe nuk ka ndeshje te lehta. Duhet te tregojme seriozitetin e duhur qe te marrim nje rezultat pozitiv ne kete ndeshje, per t’ia lehetesuar vetes punen per ndeshjen e kthimit dhe per kualifikimin. Ne kemi synime edhe ne Kupe dhe do te bejme çmos per ta fituar ate serish.
Sa i takon ndeshjes se rradhes per kampionat, ate ndaj Kastriotit, per momentin nuk e kemi mendjen tek ajo. Ta kalojme njehere me sukses sfiden me Flamurtarin dhe me pas do te fillojme te mendojme per te”. eshte shprehur numri 6 i Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/