Kampionati i kategorise se pare te futbollit shqiptar do te nise me 19 shtator dhe per rrjedhoje disa prej skuadrave duken te vonuara ne nisjen e stervitjes.

Njera prej tyre eshte edhe Veleçiku e cila u gjet disi e papergatitur nga kjo date dhe per kete arsye, mesohet se ka vendosur qe te henen te zbrese ne fushen e stervitjes.

Ekipi do te drejtohet serish nga trajneri qe mbylli sezonin e kaluar- Ardi Rustemaj, por sakaq pritet largimi i disa lojtareve nga rradhet e tij.

Njeri prej tyre ne fakt eshte larguar tashme, mbrojtesi i majte Brendon Smajli te cilit i ka mbaruar huazimi dhe eshte rikthyer tek Vllaznia serish.

Po ashtu sulmuesit Ditmir Ujkaj ne nje prononcim per “Shkodra Sport” pak dite me pare beri te ditur se ka nder mend te largohet nga skuadra koplikase dhe te njejten gje po tenton te beje edhe sulmuesi tjeter Donat Toma qe eshte shume prane kalimit tek nje skuader tjeter e kategorise se pare.

Me kete largime sigurisht qe Veleçiku dobesohet por drejtuesit do bejne çmos per zevendesimin e tyre me lojtare te tjere sepse kampionati i sivjetem pritet te jete shume me i veshtire nga ai qe u mbyll.