Vllaznia luan nesër në 13:45 me Kastriotin në Kamzë. Kjo transfertë e javës së 18-të në Superiore është komentuar edhe nga Ardit Krymi, mesfushori i shkodranëve.

Para ndeshjes ndaj Kastriotit, në konferencën për shtyp, ka folur edhe 25-vjeçari, i cili deklaroi se ekipi i tij dëshiron fitoren dhe ai është i bindur se skuadra kuqeblu del me pikë të plota nga transferta në Kamëz.

“Me thënë të drejtën, jam duke kaluar një moment të mirë, por futbolli luhet në grup me thënë të drejtën dhe kur nuk ke ndihmën e shokëve, normal që nuk do të ia dalësh. Duke pasur parasysh si kanë shkuar punët dhe si kanë shkuar ndeshjet deri tani, mendoj që kemi bërë një kampionat të mirë deri tani.

E kam thënë shumë herë që ndeshje të dobëta dhe ndeshja të lehta nuk ka. Duke parë këtë moment të kampionatit, ku jemi tani, mendoj që duhet të shikojmë përpara, të japim më tepër shpirtin në fushë dhe të shikojmë të marrim pikë.

Normal kur e sheh që luan kundër shkodranëve ka emocione. Normal që, ata janë shokët e mi, kam rrespekt për ta, por në fushën e lojës duhet menduar për ekipin.

Këtë fazë ku jemi, mendoj që për tre pikë, duhet të hyjmë çdo ndeshje, sepse kemi nevojë për pikë. Ndeshjet sa vijnë e ndryshojnë. Vjet, kampionati ka qenë ndryshe, sivjet është ndryshe dhe mendoj që edhe skuadrat kanë ndryshime.

Duke parë që janë shumë pikë në lojë, ndeshje ka shumë dhe mendoj që titulli, nuk është i paarritshëm”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi.
Maringlen ZHIVANI