Vllaznia e futbollit të femrave zbret sot në fushë për një tjetër takim prestigjioz, teksa do të përballet në transfertë me PSG-në, për sfidën e tretë në Grupin A të Ligës së Kampionëve.

Vajzat kuqeblu kanë zhvilluar dje në mbrëmje edhe stërvitjen e fundit në kryeqytetin francez, e tashmë janë gati për këtë ndeshje luksi në një edicion historik për futbollin e femrave në Shqipëri.

Parisienët kanë vetëm 1 pikë deri tani, pas një barazimi ndaj Real Madrid, ndërsa Vllaznia është mposhtur nga madrilenët dhe nga Çelsi që është skuadra tjetër në grup.

LIVE PSG-VLLAZNIA 0-0