HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKthehet Imami, Vllaznia me një mungesë të sigurt ndaj Skënderbeut

Kthehet Imami, Vllaznia me një mungesë të sigurt ndaj Skënderbeut

Tomas Brdariç do të ketë një forcë më shumë për takimin ndaj Skënderbeut që do të luhet nesër në orën 13:00, në “Loro Boriçi”. Me grupin në stërvitje është bashkuar edhe mbrojtësi Eni Imami.

Ai ka kaluar dëmtimin që e mbajti jashtë një muaj dhe është i gatshëm tashmë për ekipin.

Megjithatë, janë të pakta shanset që Imami të rikthehet në formacion, pasi me ndryshimin e skemës, Brdariç e ka fiksuar katërshen e mbrojtjes prej javësh me Gurishtën, Adilin, Shehin dhe Isaevskin.

Performaca e mirë e elbasanasit Shehi e ka kthyer këtë të fundit në një titullar fiks.

Ndërkohë, e vetmja mungesë e sigurt për Vllazninë në ndeshjen me korçarët është ajo e mesfushorit Fjoart Jonuzi, i cili mësohet se ende nuk e ka kaluar dëmtimin që pësoi në Laç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments