Vllaznia ka lënë pas fundjavën e turbullt që tronditi klubin dhe besimin te trajneri Brdariç dhe i është kthyer paksa normalitetit në përgatitjet e saj për të luajtur në Kupën e Shqipërisë, një nga objektivat e sezonit për klubin shkodran përtej kampionatit.

Pas dy ditësh ku u vu në dyshim vazhdimësia e projektit në urdhrat e trajnerit Thomas Brdariç, shkodranët i janë kthyer fushës stërvitore me teknikun i cili ka përgatitur ekipin për sfidën.

Skuadra është kthyer në stërvitje në normalitet të plotë, duke treguar se të paktën sa i përket impenjimit në seancat stërvitore se ekipi vazhdonte punë me të njëjtin ritëm, duke shpresuar që shpejt ta gjente atë edhe në fushën e lojës, ku ka lënë për të dëshiruar në muajin e fundit.

Ndaj Korabit në mesjavë do të jetë një mundësi e mirë për t’u kthyer te fitoret në ndeshje zyrtare, që do ta ndihmonin për të kthyer pak edhe entuziazmin në ekip, por edhe për ta afruar me finalen e Kupës së Shqipërisë. Ajo është një prej objektiave të skuadrës shkodrane, meqë është një rrugë për pjesëmarrjen në Europë, objektivi kryesor i kuqebluve në këtë edicion. /vipsport/