Thursday, March 19, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKthesë e papritur, mundësi e artë për Nedim Bajramin në Skoci

Kthesë e papritur, mundësi e artë për Nedim Bajramin në Skoci

Nedim Bajrami ka një mundësi të artë te Rejnxhërs. Te klubi skocez është dëmtuar Mohamed Diomande, që me shumë gjasa ka mbyllur sezonin. Mesfushori duhet zëvendësuar dhe në Skoci e shikojnë si shansin e Bajramit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare nuk preferohet nga trajneri Dani Rohl. Ky i fundit do të jetë i detyruar, që të paktën ta konsiderojë si alternativë në stol. Më pas, mund të vijnë më tepër minuta për Bajramin.

Diomande do i nënshtrohet operacionit. Ta zëvendësosh atë nuk është aspak e lehtë te Rejnxhërs, megjithatë hapësira ka.

Eksperienca e Bajramit mund të fitojë minuta kundrejt të rinjve të akademisë. Qasja e trajnerit të Rejnxhërs do të shikohet që të shtunën, kur Rejnxhërs pret Aberden.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments