E ardhmja e Lionel Messi-t është akoma e paqartë. Kampioni i botës me Argjentinën ka një kontratë deri në fundin e këtij sezoni me PSG-në dhe nuk ka vendosur akoma nëse do ta rinovojë apo jo.
Gjatë javëve të fundit ka pasur shumë zëra në lidhje me një kthim të mundshëm të bujshëm të Pleshtit te Barcelona dhe për një transferim në Amerikë tek Inter Miami.
Në lidhje me mundësinë e parë, atë të kthimit në Camp Nou, është shprehur edhe Gerard Pique, ish-shoku i tij i skuadrës te katalanasit, i cili ka dashur të paralajmërojë ish-klubin e tij:
Në një intervistë të dhënë për gazetarin Gerard Moreno në lidhje me kthimin e mundshëm të Messi-t në Katalonjë, pas deklaratave të zëvendëspresidentit të klubit Rafa Yuste, Pique ka thënë:
“E njoh Yuste dhe është një person i mrekullueshëm që të thotë gjithmonë atë që do të dëgjosh. Megjithatë, një lëvizje sforcuar mund të ketë efekte negative.
“Gjërat duhet të ndodhin në mënyrë të natyrshme. Nëse duhet të ndodhë, atëherë ka për të ndodhur. Kur ka dëshirë nga të dyja palët, një operacion mund të realizohet”.