Vllaznia e mbylli sezonin 2022-23 në Superiore në vendin e katërt në renditje. Shkodranët kështu realizuan objekivin minimal të sezonit, duke siguruar një kualifikim në kualifikueset e Conference League. Kuqeblute pavarësisht se pretenduan për titullin kampion në fillimin e edicionit, nuk arritën të realizonin diçka të tillë.
Statistikat e fund sezonit tregojnë se shkodranët kanë merituar gjithçka, duke pasur parasysh shifrat që kanë arritur. Kështu Vllaznia e ka mbyllur kampionatin në kuotën e 50 pikëve, kuotë që logjikisht nuk garanton për titullin kampion. Këto pikë janë arritur në 36 javë, duke pasur kështu 13 fitore, 11 barazime dhe 12 humbje.
Shifra që flasin për luhatjet e kuqebluve në këtë edicion. E po ashtu numri i golave të shënuar nga futbollistët e klubit shkodran këtë sezon është vetëm 39. Shumë pak për një skuadër që pretendon të jetë në krye të kampionatit. E nga ana tjetër janë pësuar 37 gola, me një përfundimtare vetëm 2 plus gola.
Përsa i përket pikëve të marra, Vllaznia ka fituar 29 prej tyre në shtëpinë e saj në ‘Loro Boriçi’. E ndërsa 21 pikët e tjera i ka marrë në transfertë.
Duke qenë kështu përsa i përket ndeshjeve shtëpiake në vendin e tretë në renditje e përsa i përket transfertave, shkodranët janë renditur si të pestët në përfundimin e edicionit.
Endri ÇINARI