Ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luciano Moggi ka thënë se mund ta shohë klubin duke u shitur së shpejti.

Juve e ka parë Andrea Agnellin dhe bordin e tij të japin dorëheqjen këtë sezon mes skandalit të fitimeve kapitale të klubit.

Dënimet e shpeshta dhe problemet për të drejtuar klubin kanë bërë që ish-drejtori Moggi të mendoj se pronarët mund ta shesin “Zonjën e Vjetër”.

“Si do ta shoh Juven pas 2-3 vitesh? Këto janë pyetje që duhen bërë magjistarëve”, ka thënë fillimisht Moggi për Radio Bianconera.

“Nuk e di nëse Juventusi do të mbetet në duart e pronarëve aktualë apo nëse pronësia do të ndryshojë, sepse mund të vijë një shitje”.

“Nuk më pëlqen të bëj parashikime të këtij lloji…”, përfundoi ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit. /Telegrafi/