Vllaznia afroi në verën e vitit 2015 një portier malazez, i cili u largua me polemika më pas.
Bëhet fjalë për Andrija Dragojevic, malazezin që më pas luajti në Qipro, në vendlindje dhe prej tre sezonesh aktivizohet në Armeni.
Aktualisht ai është pjesë e Pyunik, ndërkohë që pushimet e fundvitit i ka kaluar në Spanjë. Dragojevic ka postuar disa foto në rrjetet sociale.
Në njërën prej tyre shfaqet portieri i ulur, teksa një artist rruge i bën një karikaturë. /abcnews/