E ka nisur me fitore fazen e dyte te kampionatit ekipi “Juban Danja- Murlani”. Ajo ka luajtur sot ne Durres ndaj Teutes te cilen e ka mundur me rezultatin 6-2.

Takimi ka nisur me gol per vajzat shkodrane qe kane shenuar fillimisht me ane te Çerkinit, nderkohe qe ka me pas ka ardhur edhe goli i dyte me autore 15 vjeçaren Rosela Vasa. Çerkini ka shenuar edhe golin e trete per “Juban Danja- Murlani”, para se durrsaket te shenonin golin e pare me autore Malajn.

Matilda Tanushi nderkohe do te shenonte edhe golin e katert per “Juban Danja- Murlanin”, para se Malaj te shenonte serish per Teuten, pikerisht ne shtesen e pjeses se pare qe u mbyll ne kete menyre me rezultatin 4-2 ne favor te ekipit mik.

Ne pjesen e dyte ai ka shenuar edhe dy gola te tjere me autore Riselba Leben dhe Rosela Vasen serish duke bere keshtu qe e gjithe ndeshja te mbyllej me fitoren 6-2 ne favor te “Juban Danja- Murlani”.

Me kete fitore ajo eshte ngjitur ne kuoten e 24 pikeve dhe mban vendin e katert ne renditje duke qene vetem dy pike larg ekipi Tirana AS./SHKODRA-SPORT.COM/