Kalimi i Cristiano Ronaldos te Al Nassr ka bërë bujë në vend dhe pritja spektakolare që iu bë portugezit e dëshmon këtë.
Nënshkrimi i portugezit ka kthyer vëmendjen e mijëra fansave drejt skuadrës arabe, gjë që dëshmon edhe fakti se kur Al Nassr njoftoi nënshkrimin e Cristianos , numri i ndjekësve në llogarinë e tyre në Instagram u shtuan në mënyrë enorme.
Për më tepër, prezantimi zyrtar i sulmuesit me klubin e tij të ri u shikua në mbarë globin dhe pati më shumë shikime se finalja e Kampionatit Botëror mes Francës dhe Argjentinës.
Sa njerëz e panë prezantimin e CR7?
Gazetari Pedro Sepuleda tha se ceremonia e prezantimit të Cristiano Ronaldos në Al Nassr arriti “3 miliardë shikime në 40 kanale në mbarë botën”.
Kjo shifër do të kishte tejkaluar në të njëjtat 40 kanale numrin e shikimeve të finales së Botërorit në Katar midis Francës dhe Argjentinës, ku skuadra e Messit fitoi titullin pas një ekzekutimi drithërues të penalltive.