Është mbyllur në barazim pa gola sfida e fundit e javës së 24-t të Kategorisë Superiore, mes Teutës dhe Kastriotit. Durrsakët kanë humbur shansin e artë, për të marrë 3 pikë në këtë takim dhe për të kryesuar së bashku me Laçin.

Një pjesë e parë e vakët për të besuarit e Edi Martinit, që nuk kërcënuan asnjëherë portën e Hidit, teksa “Djemtë e Detit” u treguan më kërkues në pjesën e dytë, kryesisht në 20 minutat e fundit, por pa mund të zhbllokojnë sfidën.

Me këtë barazim,  i cili ishte i 12-ti në kampionat, Teuta barazoi me pikë Partizanin dhe Vllazninë nga 42 të treja, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e 7-të me 29 pikë, 7 më shumë se Bylisi i vendit të 8-të.

FT: TEUTA-KASTRIOTI 0-0