Kukësi ka afruar qendërmbrojtësin Antonio Ilieski.

Futbollisti nga Gostivati, 1.87m i gjatë, ka firmosur me verilindorët ditën e djeshme, si dhe ka pozuar edhe me fanellën e Kukësit, por zyrtarizimi i tij ende nuk është bërë nga klubi verilindor në faqet zyrtare.

Ardhja e 25-vjeçarit Ilieski nga skuadra e Renovës është dhe një “sinjal” largimi për mbrojtësin Bruno Lulaj, i cili ende nuk ka rinovuar kontratën e tij me verilindorët, edhe pse prej ditësh e ka si opsion.

Lulaj aktualisht e sheh si prioritet transferimin në një skuadër tjetër dhe ofertat për të nuk kanë munguar.

Interesim për Lulajn ka edhe nga kampionët e Shqipërisë, Tirana. 24-vjeçari do të vendosë brenda kësaj jave për të ardhmen e tij.