HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi dhe Dinamo ndajnë nga një pikë, barazim pa gola në sfidën...

Kukësi dhe Dinamo ndajnë nga një pikë, barazim pa gola në sfidën mes tyre

Kukesi dhe Dinamo City kane ndare nga nje pike ne ballafaqimin mes tyre luajtur pasditen e sotme ne “Kukes Arena”. Ne fund te 90 minutave te kesaj perballje gjithçka eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0.

Ndeshja ne fakt nuk eshte ngjitur ne nivelin qe pritej. Megjithate rastet dhe mundesite per te shenuar nuk u kane munguar te dy ekipeve. Per kukesianet ka qene Reçi i cili ne minuten e 58-te provoi me kokë, por tentativa e tij nuk u konkretizua sepse topi përplaset në traversë.

Nderkohe ne minuten e 76-te Zabergja shkëputet në të djathtën dhe shfaqet i vetëm para portës, duke mposhtur Tafas. Por vijërojtësi e sinjalizon në pozicion jashtë loje dhe më pas edhe VAR-i e konfirmon.

Perpjekjet vijuan deri ne fund, por ndeshja nuk prodhoi gol as ne 4 minutat e shteses te akorduara nga arbitri Enea Jorgji dhe ne kete menyre i gjithe takimi u mbyll ne shifrat e barabarta 0-0.

Me piken e marre sot Kukesi eshte ngjitur ne kuoten e 14 pikeve, ndersa Dinamo City me 12 pike eshte e parafundit ne renditje./SHKODRA-SPORT.COM/

KUKËSI: Tafas, Duka, Lala, Zhongo, Reçi, Fejzaj, Sahitaj, Salami, Domi, Beshiraj, La Torre. Trajner: Stavri Nica

DINAMO: Sali, Marku, Behiratçe, Hoxha, Allmuça, Zabërgja, Mija, Lorran, L. Vila, Denison, Kaçorri. Trajner: Dritan Mehmeti

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments