Shefi i Sektorit të Liçensimit të klubeve pranë FSHF-së Eduard Gjini, ka dhënë një prononcim sot për mediat duke folur në lidhje me një mbledhje që është zhvilluar së fundmi në këtë institucion.

Aty janë disktuar kriteret që ekipet e Superligës kanë plotësuar sa i takon infrastrukturës së stadiumeve ku do t’i luajnë ndeshjet.

Sipas tij, 8 ekipe janë thuajse në rregull megjithatë u është lënë ndonjë detyrë e vogël për të korigjuar ndonjë gjë që nuk shkon.

Por nga ana tjetër, Kukësi dhe Kastrioti kanë probleme shumë më serioze dhe rrezikojnë që stadiumet e tyre të mos liçensohen.

Në Kukës problem përveç tribunës së gazetarëve, më seriozja është gjendja e tapetit të fushës që ka degraduar thuajse tërësisht.

Në këto rrethana pritet që drejtuesve të këtij klubi t’u kërkohet gjetja e një stadiumi tjetër për t’i luajtur ndeshjet ngaqë në stadiumin aktual nuk mund të ndërhyhet edhe për shkak të problemeve që kanë me Bashkinë.

Në këto rrethana, me shumë të ngjarë, Kukësi përveç ndeshjeve të Ligës së Kampioneve, edhe ndeshjet e sezonit të ri, t’i luajë në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
www.shkodrasport.com