Duke filluar nga ora 16:00, do të luhet sfida mes Kukësit dhe Egnatias, e vlefshme për javën e dytë në Superiore, e cila transmetohet në MCN TV.

Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e parë dhe do të kërkojnë të rikthehen te rezultatet pozitive.

Pritet një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja skuadrat. Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. Duke i pare ato, konstatojme se nga minuta e pare do te jene titullare edhe dy shkodranet e Egnatias, portieri Alen Sherri dhe mbrojtesi Abdurrahman Fangaj.

FORMACIONET ZYRTARE:

KUKËSI: Brozi, Murati, Lamçe, Zhongo, Abdu, Momoh, Salami, Rivas, Hasaj, Fejzaj, La Torre.

EGNATIA: Sherri, Fangaj, Xhemajli, Malota, Ndreca, Aleksi, Zejnullai, Iskandarli, Fernando, Paulauskas, Duamena.