Kukësi ka mundur me rezultatin 1-0 brenda në shtëpi Partizanin, në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Nje fitore e kukesianeve qe favorizon edhe Vllaznine e cila ne rast fitoreje neser ndaj Kastriotit, ngjitet ne vendin e dyte te renditjes.
Sfida nisi mjaft mirë nga të dyja skuadrat, të cilat provuan me reastet e tyre, por në minutën e 22’ ishte kapiteni Gjelbrim Taipi i cili me një gjysmë-roveshatë ndëshkoi “demat”.
Këta të fundit provuan disa herë dhe në pjesën e dytë, por mbrojtja e vendasve ishte e pakalueshme.
Kështu Kukësi shkon në vendin e tetë me 28 pikë, ndërsa Partizani vazhdon në vendin e dytë me 37 pikë, teksa do të shpresojë te një gafë e Tiranës dhe Vllaznisë ditën e nesërme.
REZULTATI:
KUKËSI 1-0 PARTIZANI
Gj. Taipi 22′