Kukësi fiton kundër Tiranës me shifrat përfundimtare 2-0, në ndeshjen e parë të raundit gjysmëfinal, të Kupës së Shqipërisë.
Trajneri Devolli e kishte përgatitur ndeshjen me detaje, duke arritur të mposht bardheblutë dhe hedhur një hap të madh drejt finales.
Ishte Mingos ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të, një rezultat që do të dyfishohej nga Solodovnikov në minutën e 59-të, të pjesës së dytë.
Një fitore tepër e rëndësishme për verilindorët, që duke parë renditjen e tyre në kampionat, Kupa është kompeticioni i vetëm ku mund të bëjnë mirë.
Ndeshja e kthimit do të luhet me datë 24 prill.
LIVE
KUKËSI 2-0 TIRANA
20′ Mingo, 59′ Solodovnikov