Pavaresisht kushteve te veshtira te stervitjes, mundja shkodrane vazhdon te nxjerre sportiste te mire dhe kampione. Pas largimit te Qamil Bajramit dhe sportisteve te tjere cilesore, tani “skena” i ka mbetur Sidrit Bajrakurtajt.

Ne garat e kampionatit kombetar per te rinj (mosha deri 20 vjeç) qe u zhvilluan sot ne Tirane, Vllaznia u perfaqesua vetem me kete sportist dhe ne fakt ai nuk ka zhgenjyer.

Duke konkurruar ne peshen deri 70 kg, Bajrakurtaj ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur Kampion i Shqiperise per kete peshe.

Kujtojme se pak dite me pare, Sidrit Bajrakurtaj mori pjese edhe ne kampionatin kombetar te 17 vjeçareve sepse ai eshte vetem 17 vjeç dhe padyshim qe edhe aty ishte i suksesshem duke u shpallur kampion por njekohesisht mori edhe kupen si mundesi me i mire i kampionatit.

Nje sportist i tille sigurisht qe premton shume per te ardhmen, sepse i ka dhuntite per t’u bere nje kampion i madh, megjithate duhet permendur edhe puna shume e mire qe ka bere çdo dite me te trajneri Nazmi Elezi.
www.shkodrasport.com