Partizani në volejboll për femra ka realizuar fitoren e katërt radhazi në kampionat. 12 pikë për skuadrën e Nexhat Sanxhak, 12 sete të fituara dhe asnjë i humbur. Janë këto shifrat që e bëjnë, të paktën për momentin, të pamposhtur skuadrën e Sanxhak në kampionat, ndërsa duke qenë me pesë lojtare të huaja, por dhe me titullin e kampiones në fuqi dhe fitimit të Kupës së Shqipërisë, duket sikur të mund ende pa hyrë në fushën e lojës.

Vllaznia ka rivalizuar, edhe sepse duke qenë skuadër bio, me lojtare që kanë më shumë se sa pesë vjet që luajnë bashkë, atëherë gjërat janë më të lehta. Shkodranet janë rivalizuese në setin e parë. Madje janë dhe në avantazh deri të tre pikë 8-11, apo 11-15. Dhe vetëm pas barazimit 15-15, Partizani shkëputet për të marrë setin e parë 25-22.

Dominon në setin e dytë në të cilin ka kryesuar vazhdimisht 17-12, 21-17 dhe në fund 25-22. Po kështu dhe në të tretin, të cilin e ka marrë me diferencë pikësh, 25-15. Në këtë ndeshje ka munguar trajneri Sanxhak, ndërsa kanë drejtuar ndihmëstrajnerët Çakër dhe Thanasi.

Nuk janë aktivizuar Këllëç e Picaku nga formacioni i parë, ndërsa është futur në fushën e lojës Mukandajisenga. Në përgjithësi një kampionat ku po dominon Partizani, pa harruar Mirditën, apo dhe Tiranën, ndërsa deri në përfundim të fazës së parë kanë mbetur dhe tre javë.

PARTIZANI – VLLAZNIA 3-0

(25-22, 25-18, 25-15)

PARTIZANI: Beshiri, Fagu (L), Mans, Kushi, Hudeçova, Nezaj, Basha/Mukandajisenga, Terpollari Trajner: B.Çakër

VLLAZNIA: Kiri (L), Petëza, Qershia, Preçetaj, A.Molla, Dodani, Bardeli, Kaçi (L)/Kuçi, Zhivani Trajner: M.Kroqi

GJYQTARË: I.Fështi, A.Shehu (Tiranë)