Mbrojtja e Vllaznise u konsiderua “e hekurta”, “e pathyeshmja” por ne fakt ne keto ndeshjet e fundit ka treguar tjeter gje. E nisi ndaj Partizanit kur pesoi plot 3 gola, u pasua nga goli i Flamurtarit ne mesjave, per te perfunduar tek 3 gola e Laçit ne takimin e sotem.

Ne vetem nje jave pra skuadra shkodrane ka pesuar plot 7 gola. Ka pesuar dy here me shume nga sa kishte pesuar ne shtate ndeshjet e para dhe padyshim qe kjo nuk eshte diçka e mire.

Nese kuqeblute krenoheshin ne javet e para per nje mbrojtje te forte, me te cilen deri diku mbulonin edhe gabimet qe bente skuadra ne sulm, tashme kjo nuk mund te anashkalohet me.

Ndonese sot u provua te luhej edhe me pese lojtare prape dhe po ashtu edhe me tre mesfushore qendre, nigeriani Nuabueze ne dy momente nuk arriti te ndalej nga askush. Nuk eshte momenti te fajesohet portieri Sherri, mbrojtesi Shehi, reparti i prapavijes apo mesfusha.

Ajo qe mbetet eshte humbja dhe shifrat tashme jo me te frikshme te Vllaznise ne pesimin e golave. Stafit teknik padyshim qe i duhet te nderhyje menjehere ne kete drejtim sepse suksesi nuk mund te vije duke pesuar kaq shume.

Trajneri Jonuz duhet te riktheje edhe njehere “mbrojtjen e javeve te para” dhe nese kjo ndodh, me siguri qe Vllaznia do te marre perseri rezultate pozitive, duke filluar nga ndeshja e kesaj jave me Bylisin.
www.shkodrasport.com