Kukësi u është kthyer sot përsëri fitoreve, duke i dhënë fund edhe një makthi të gjatë që kishte bërë të ngriheshin dyshime se mund të përfshihej në luftën për mbijetesë. Verilindorët kanë mposhtur 3-1 Vllazninë dhe me shumë mundësi i kanë dhënë fund edhe shpresave të shkodranëve për titullin, pasi rrezikojnë të krijojnë distancë me skuadrat përpara që do të jetë e vështirë të rikuperohet në kaq pak javë të mbetura.
Në një ndeshje ku Vllaznia luajti topin, Kukësi u tregua cinik si rrallëherë dhe goditi shpejt me dy gola duke vënë në vështirësi shkodranët. Ata u përgjigjën me një penallti në pjesën e dytë, por gaboi rastet që krijoi dhe u godit në fund përsëri nga Gavazaj që vulosi një fitore të rëndësishme për verilindorët.
KUKËSI-VLLAZNIA 3-1
5′ Eze, 35′ (p) Taipi, 90’+3′ Gavazaj / 51′ (p) Hoxhaj
Kukësi: Xhika, Dragoshi (80′ Baravikas), Demiri, Bytyçi, Kotobelli, Limaj, Taipi (80′ Hetemaj), Tsintsadze, Ibraimi, Peposhi (70′ Gavazaj), Eze.
Trajner: M. Josa
Vllaznia: Zogoviç, Adili, Gurishta, Shehi, Isaevski, Da Silva (14′ Imeri) (46′ Cise), Jonuzi (84′ Kaleziç), Kalaja (46′ Avdijaj), Krymi, Marku (46′ Nija Vexhi), Hoxhaj.
Trajner: Th. Brdariç
KV: Demiri, Hetemaj / Kalaja, Nija Vexhi
Gjyqtar: Kridens Meta
MINUTË PAS MINUTE
90’+4’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-1 të Kukësit.
90’+3’ GOOOL Kukësi, shënon Gavazaj.
90’ Jepen tre minuta shtesë, vendim që acaron Brdariç i cili proteston ashpër te gjyqtari i katërt, duke u ndëshkuar me të verdhë.
89’ Harkim në zonë për Cise i cili gjuan nga afër portës, por dërgon topin në duart e Xhikës.
84’ Brdariç luan kartën e fundit, duke hedhur në fushë edhe Kaleziç.
81’ Tjetër harkim nga e majta për Cise, ai ul topin për Avdijajn i cili gjuan me kokë, por dërgon sferën në duart e Xhikës.
77’ Xhika del të kontrollojë një top të gjatë për Hoxhajn, sulmuesi rrëzohet pas një prekje të portierit, por gjyqtari bën shenjë që nuk ka penallti dhe loja rifillon me rivënie fundore mes protestave të shkodranëve.
71’ Pas një harkimi nga e majta. mbrojtja e Kukësit lë të vetëm në qendër të zonës dy lojtarë të Vllaznisë, me Avdijajn i cili gjuan me kokë, por nuk gjen katërkëndorin.
70’ Josa freskon mesfushën duke larguar Peposhin për të aktivizuar Gavazajn.
70’ Jonuzi nga e djathta harkon për Cise në shtyllën e dytë, gjuajtja fluturimthi e sulmuesit përfundon mbi traversë.
65’ Kukësi humb mundësi të artë për të shënuar përsëri pas një kundërsulmi të shpejtë të Peposhit. Ai pason për Eze i cili mundohet të shmangë Zogoviç, por nuk gjen hapësirën për të gjuajtur në portë.
57’ Mbrojtja e Kukësit që dukej e pakalueshme në pjesën e parë, tashmë fut ujë dhe i jep mundësinë Cise të gjuajë në portë. Por sulmuesi nuk di të koordinohet dhe sfera shkon jashtë.
55’ Hoxhaj provon të djathtën e tij nga jashtë zonës, grushton jo pa vështirësi Xhika.
54’ Aksion i shpejtë i Kukësit nga e majta, topi shkon te Taipi i cili brenda zonës gjuan lehtë, duke i dhënë mundësinë Zogoviç të ndalojë topin.
51’ GOOOL Vllaznia, shënon Hoxhaj.
49’ Penallti për Vllazninë, e fiton Avdiaj pas një kontakti në zonë me Demirin.
47’ Pas një goditje nga këndi, Xhika ndalon topin por e lë në zonë, Nija Vexhi gjuan por Xhika bën mrekullinë me një ndërhyrje instinktive.
46’ Menjëherë rrezikshëm Kukësi me Eze të cilit i dhurohet topi nga mbrojtja e Vllaznisë. Por gjuajtja e tij përfundon mbi traversë.
46’ Fillon pjesa e dytë e ndeshjes. Në dhomat e zhveshjeve për shkodranët kanë mbetur Kalaja, Marku dhe Imeri. Cise, Avdijaj dhe Nija Vexhi janë zëvendësuesit e tyre.
45’+2’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 2-0 të Kukësit.
45’+2’ Aksion i gjatë i shkodranëve, të cilët futen në zonë ne Kukësit, por më pas finalizojnë manovrën e tyre me një gjuajtje nga jashtë zone të Gurishtës që ndalet pa shumë probleme nga Xhika.
45’ Jepen 2 minuta shtesë.
40’ Isaevski nga e majta harkon në shtyllën e dytë por Kalaja nuk arrin ta kthejë topin drejt qendrës për të rrezikuar portën e Kukësit.
39’ Krymi hyn në zonë dhe gjuan, por topi bllokohet nga një mbrojtës i Kukësit në tokë. Gjuajtja e dytë e mesfushorit shkodran përfundon në duart e Xhikës. Protesta të kuqebluve që pretendojnë për një prekje të topit me dorë në momentin e gjuajtjes së parë
35’ GOOOL Kukësi, shënon Taipi.
34’ Penallti për Kukësin, Eze fiton 11-metërsh pas një ndërhyrje të Shehit ndaj tij.
27’ Iniciativa e plotë e lojës është e Vllaznisë deri tani, me Kukësin që thjesht mundohet të nisë kundërsulme të shpejta nga krahët me treshen e sulmit, për të shfrytëzuar hapësirat e shkodranëve.
21’ Disa goditje nga këndi radhazi të Vllaznisë në këto minuta të para, por që nuk prodhojnë rrezik në katërkëndorin e Kukësit.
20’ Marku shfaqet në zonë dhe pas një harkimi nga e majta gjuan drejt portës, por sfera përplaset në tokë e kalon mbi traversën e katërkëndorit të kuksianeve.
14’ Da Silva ka një problem fizik dhe nuk mund të vazhdojë më, vjen momenti i Imerit për të hyrë në fushën e lojës.
9’ Da Silva ka një mundësi të artë për të barazuar shpejt shifrat, kur pas një insistimi të Hoxhajt gjuan në hyrje të zonës, por sfera ndalet nga shtylla e më pas goditja e Jonuzi devijohet jashtë.
5′ GOOOL Kukësi, shënon Eze.
2’ Menjëherë rrezikshëm Vllaznia që fiton një goditje këndi, por Xhika pret në dy kohë.
1’ Nis ndeshja në Elbasan.