Sipas “Corriere dello Sport”, gjigantët e Serie A kanë hedhur poshtë një ofertë prej 35 milionë eurosh nga Totenhami për Sengiz Under, por skuadra e Maurisio Poçetino tani kanë ardhur me një ofertë të përmirësuar.

Edhe rivalët e Totenhamit, Arsenal dhe Çelsi, gjithashtu e kanë nën radarët e tyre turkun Under, ndërsa gjigantët e Bundesligës, Bajern Mynih po shohin 21-vjeçarin si një zëvendësim të mundshëm për yllin veteran, Arjen Roben.

Roma mendohet se kangritur çmimin për sulmuesin, pasi do t’i detyroheshin ish-klubit të tij, Basaksehir 20%të çdo tarife transferimi të marrë.

Turku ka shënuar nëntë gola në 38 paraqitjet e Serie A për Romën dhe ka bërë paraqitje shumë të mira./vipsport/