Kombëtarja e Kosovës është duke bërë një paraqitje mjaft të mirë në arenën ndërkombëtare, ndërsa duket se në shtetin fqinj tashmë janë duke i kushtuar një rëndësi shumë të madhe edhe infrastrukturës. Kjo është parë në stadiumet e skuadrave elitare që kanë filluar të kenë tjetër pamje, me pjesëmarrjen e skuadrave në Kupat e Evropës.

Por, Federata e Futbollit në Kosovë ka konfirmuar edhe vazhdimin e punimeve në stadiumin ku nisi historia e futbollit kosovar. Bëhet fjalë për stadiumin olimpik “Adem Jashari”, aty ku nisi edhe historia e re e futbollit të Kosovës. Kujtojmë që në këtë stadium, skuadra përfaqësuese e Kosovës zhvilloi edhe miqësoren e parë me Haitin e cila përfundoi 0-0 në 5 mars të vitit 2014.

Ky stadium si edhe raporton FFK, pritet që t’i nënshtrohet rinkontsruksionit të plotë, në mënyrë që t’i plotësojë standardet e UEFA-s për kategorinë e katërt./vipsport/