Kukësi po bën mirë këtë sezon, me skuadrën që renditet në vendin e dytë. Kjo nuk mjafton për trajnerin Diego Longo, i cili po mendon për merkaton.

Tekniku italian i ka bërë me dije drejtuesve se reparti i prapavijës nuk është i plotësuar dhe nevojiten 2 lojtarë. Më saktësisht, bëhet fjalë për një mbrojtës të djathtë dhe një qëndërmbrojtës.

Afrimi i këtyre 2 futbollistëve do bënte që ekipi të kishte më shumë alternativa për sezonin, i cili do jetë tejet i gjatë. Për të blinduar repartin në fjalë, është vënë në lëvizje edhe drejtori Pejiç.

Verlindorët kanë grumbulluar deri tani 28 pikë pas 15 ndeshjesh, 5 më pak se Tirana e vendit të parë. Synimi është titulli kampion, me grupin e lojatrëve që është tejet i mirë dhe e premton një gjë të tillë./newsport/