Pas dy sezoneve te kaluara tek Vellaznimi i Gjakoves, sulmuesi shkodran Jurgen Gjini ka vendosur t’i jape lamtumiren atij dhe te kaloje tek nje skuader tjeter po ne Kosove. Kete here, ai do te luaje me ekipin Vllaznia e Pozharanit.
Edhe kjo e fundit ndodhet ne pozita shume te veshtira ne renditje, pikerisht ne vendin e fundit ne grupin B te Liges se Pare, megjithate kohet e fundit shume gjera kane ndryshuar per mire tek kjo skuader dhe pritet qe gjysma e dyte e sezonit te jete shume me e mire per te.
Nje gje e tille bazohet tek fakti qe diten e sotme Vllaznia e Pozharanit ka prezantuar 9 blerjet e reja, ne mes te te cilave eshte edhe ajo e sulmuesit shkodran Jurgen Gjini. Lojtaret e tjere qe kjo skuader ka marre kane qene Daniel Tette, nga Trepça’89, Erblir Avdiu nga Flamurtari, Zgjim Mustafa nga A&N, Amar Meliqi nga Shkupi, Ahmet Regjepi nga Belasica, Fatlum Leka nga Gjilani, Endrit Muqa nga Vjosa
dhe Leonit Gashi nga Arbëria.
Sigurisht qe synimi kryesor i Vllaznise do te jete qendrimi ne kategori dhe me perforcimet e bera padyshim qe shpresat jane te medha qe do ia dale. Per Jurgen Gjini kjo do te jete nje eksperience e re ku do te kerkoje te beje me te miren e tij.
Kujtojme qe Gjini vite me pare ka qene pjese e Vllaznise se Shkoder, ndersa tashme do te luaje me nje tjeter Vllaznia, ate te Pozhoranit. Shtatelarti i sulmit ka 3-4 vite qe po luan ne Kosove ku me siguri do ta mbylle edhe karrieren e tij./SHKODRA-SPORT.COM/