Partizani ka bere detyren duke e fituar edhe ndeshjen e dyte ndaj Korabit dhe si rrjedhoje eshte kualifikuar per ne turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. U ndalem tek kjo skuader sepse ne fakt, per te ka interes ne Shkoder.

Kjo ngaqe pas nje kualifikimi te mundshem te Vllaznise neser ndaj Bylisit, ajo do te ndeshet ne çerekfinale pikerisht ndaj te kuqve. Kjo eshte e percaktuar nga skema paraprake e ketij kompeticioni, sipas Federates Shqiptare te Futbollit.

Si rrjedhoje, kuqebluve u duhet neser te administrojne si duhet avantazhin 2-0 te ndeshjes se pare te luajtur ne Ballsh dhe te kalojne ne turin e trete te Kupes. Kuptohet qe kjo tashme eshte “detyre shtepie” per Vllaznine dhe ajo duhet ta realizoje ate.

Ne Shkoder ne fakt jane te kenaqur qe ne çerekfinale shorti e ka vene Vllaznine perballe Partizanit, skuader ndaj te ciles i ka ecur pergjithesisht keto vitet e fundit dhe prandaj mund ta kaloje serish. Kujtojme qe ndeshjet çerekfinale do te luhen ne muajin mars dhe e para do te jete ne Shkoder, ndersa e kthimit ne kryeqytet.

Kujtojme qe skuadra shkodrane e ka fituar Kupen e Shqiperise ne dy vitet e fundit, si asnjehere me pare ne historine e saj dhe nuk do te ishte çudi te kerkonte edhe fitoren e trofeut te trete rradhazi. Por fillimisht duhet kaluar neser Bylis, e me pas Partizani./SHKODRA-SPORT.COM/