Ardit Hila ishte mjaft luftarak dje në fushë dhe i gjithë agresiviteti i tij pati një faturë jo të vogël. Mesfushori ndërhyri ashpër ndaj Arinaldo Rrapajt në minutën e 34-t dhe gjyqtari nuk hezitoi t’i tregonte kartonin e verdhë.

Kështu, ish-mesfushori i Partizanit plotësoi numrin e katër ndëshkimeve të tilla dhe sipas rregullores dënohet për ndeshjen e ardhshme ndaj Vllaznisë.

Me këtë ndëshkim mund të themi se Ardit Hila i merr pushimet më parë se pjesa tjetër e skuadrës, pasi ndaj shkodranëve është beteja e fundit për këtë vit kalendarik. Hila ka luajtur në 13 sfida me Kukësin këtë sezon dhe ka mundur të shënojë edhe një gol.

Por nga ana tjeter Vllaznia duket se do te jete e plote per kete sfide e cila do te luhet diten e enjte ne ora 16:45 ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.