HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKukësi ‘ndërron’ stadium, jo vetëm për Europën në ‘Loro Boriçi’

Kukësi ‘ndërron’ stadium, jo vetëm për Europën në ‘Loro Boriçi’

Kukësi do marrë pjesë në Europa League në këtë sezon dhe ndeshjet europiane do i zhvillojë në ‘Loro Boriçi’.

Kjo për shkak  se ‘Zeqir Ymeri’ nuk i plotëson kriteret e UEFA-s ndërsa edhe ‘Selman Stërmasi’ nuk është në kushtet ideale.

Por ndoshta opsioni për të luajtur në Shkodër do aplikohet edhe gjatë sezonit të Superligës.

Kjo pasi stadiumi i Kukësit do vihet në rikonstruksion dhe nuk do jetë i gatshëm që të presë ndeshje.

Ndërsa ‘Selman Stërmasi’ do jetë në shërbim të Tiranes dhe Partizanit. Vllaznia tashmë e rënë në Kategorinë e Parë me siguri shumicën e ndeshjeve do i zhvillojë në ‘Reshit Rusi’ dhe në këtë mënyrë stadiumi ‘Loro Boriçi’ do jetë i gatshëm për skuadërn verilindore./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments