Pragndeshja Vllaznia- Tirana eshte shoqeruar gjate dites se sotme me polemika ne distance ne mes dy tifozerive qe permes rrjeteve sociale nuk kane munguar edhe te provokojne rende kundershtaret.

Megjithate Sherif Fregjaj ose siç quhet ndryshe “Sheri Snaiperi” mendon “te ule gjakrat” dhe ne nje prononcim ekskluziv per “Shkodra Sport” do te shprehej:

“Historikisht maredheniet me Tiranen i kemi patur me luhatje, por e mira do te ishte me u bashku sepse duke pase parasysh gjerat qe kane kaluar me perpara, duhet t’i leme menjane dhe te shkojme perpara. Futbolli eshte fair- play dhe duhet t’i bashkoje njerezit”.

Duke folur ne lidhje me ndeshjen e neserme, Fregjaj eshte shprehur: “Besoj tek fitorja dhe madje parashikoj një fitore të pastër me rezultatin 3-0. E bazoj këtë gjë tek gjendja e skuadrës. E kam parë atë edhe në stërvitje dhe konstatoj se ka optimizëm tek të gjithë pjestarët e saj.

Unë besoj se stadiumi do të jetë i mbushur në këtë ndeshje. Për mua personalisht, kjo ndeshja me Tiranën vlen më shumë sesa kampionati. Unë i ftoj të gjithë tifozët t’i bashkohen grupimit “Poëer 12″ e të krijojmë një atmosferë të këndshme në stadium dhe ju siguroj që nuk do të mungojnë edhe surprizat”./SHKODRA-SPORT.COM/

Prononcimin e plote te “Sheri Snaiperit’ mund ta ndiqni duke klikuar ne kanalin e “Shkodra Sport” ne youtube, pikerisht ne linkun e meposhtem: