Dinamo u rikthye serish tek humbja teksa mbremjen e sotme u mund 1-0 nga Kukesi dhe ne kete menyre padyshim qe ne kampin blu ka patur edhe pakenaqesi.

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, e pranoi në intervistën e dhënë për gazetaren e SuperSportit, Albana Bejko, se Kukësi e meritoi fitoren. Ai theksoi gjithashtu se Dinamo është ndërtuar për të fituar.

“Rezultati ishte i drejtë, Kukësi luajti me kujdes dhe e meritoi fitoren. Futbolli me raste është, Kukësi luajti më mirë dhe, si të them, e meritoi.

Ne kemi ndërtuar një Dinamo fituese, pavarësisht rezultateve. Të shohim në të ardhmen.” Ne fakt, mbetet per t’u pare edhe situata rreth trajnerit Shkembi sepse sinjalet e para ndaj tij kane ardhur tashme.