“Loro Boriçi” mirëpret nesër në orën 16.45 Vllaznia-Tirana, supersfidën e javës së shtatë të Abissnet Superiore. Newsport.al ka mësuar edhe arbitrin që do vendosë drejtësi në këtë 90 minutësh. Gjyqtar kryesor është caktuar Juxhin Xhaja, ndërsa në VAR do jetë Enea Jorgji.

Kujtojmë që FSHF kishte dërguar sot në Air Albania (Dinamo-Kukësi, 0-1) si arbitër Enea Jorgjin, ndërsa në VAR ishte Juxhin Xhaja. Pra, Federata Shqiptare e Futbollit e ka parë të arsyeshme thjeshtë të ndërrojë vendet.

Sfida në Shkodër është tejet e rëndësishme, teksa ekipi i Brdaric rënditet në vendin e katërt me 9 pikë.

Në krahun tjetër, Tirana është e dyta me 14 pikë, me po aq pikë sa Kukësi, por ka luajtur një ndeshje më pak.Takimi i fundit direkt mes skuadrës së kryeqytetit dhe Vllaznisë është mbyllur 1-0 për bardheblutë./newsport/